Flash News

Ditari i Opozitës

‘Po kërcen pupthi se i erdhi radha’/ Noka: Rama kërkon paprekshmëri mbi drejtësinë, sovrani do ta ndalë më 20 shkurt

‘Po kërcen pupthi se i erdhi radha’/ Noka: Rama kërkon

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kërkon pandëshkueshmëri për veten dhe bashkëpunëtorët e tij, duke reaguar ndaj debatit për pezullimin e ministres Belinda Balluku.
Në një postim publik, Noka tha se shqetësimi i Ramës nuk lidhet me ministren, por me frikën nga drejtësia, ndërsa kritikoi edhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të shprehen më 20 shkurt përpara Kryeministrisë, duke theksuar se mbi pushtetet qëndron vetëm sovrani.

Reagimi i plotë:

Kryeministri që, në shkelje kryekëput të autonomisë së pushtetit vendor, hynte e dilte nga Bashkia e Tiranës si kryetar i saj, qenka shqetësuar për ndarjen e pushteteve në #Shqipëri.

Edi Rama që futi në xhep parlamentin, presidentin, bashkitë, mediat dhe rrëmbeu patentën e shpikjes së "Drejtësisë së Re" duke u bërë i paprekshëm, i duket krejt absurde që një prokuror i republikës të kërkojë pezullimin nga detyra të ministres së kapur në korrupsion. #Rama i ka dhënë Ballukut statusin e paprekshmërisë, prandaj tërbohet kryeministri dhe pyet si i habitur, po si mund të pezullohet një e paprekshme si ajo?

Edi Ramës nuk i dhimbset Balluku. I dhimbset vetja. Këtë e kanë parë të gjithë #shqiptarët.
Rama kërcen pupthi nga halli se i erdhi radha e burgut. Doemos, një politikan që vokacion ka burgun, herët a vonë do përfundojë në burg.
Një kryeministër që kërkoi ta shtypte varfërinë me burg dhe e ktheu burgun në lajtmotiv të qeverisjes së tij, duke propozuar ndryshime në Kodin Penal, të tilla si:

⭕️ Nëse përbuz udhëheqësit e shtetit kryen 3 vjet burg.
⭕️ Nëse nuk të dalin paratë për të paguar faturat, e paguan me 3 vjet burg.
⭕️ Burg deri në 3 vjet nëse parkon dysh në rrugë, pavarësisht se mungojnë xhepat e qëndrimit ku të hapësh krahun.

Edi Rama shkeljen e zgjidh me burg.
Po kur e shkel Edi Rama, si zgjidhet?

Ndryshimet në ligj që ai kërkon të sjell janë ligjërim i paprekshmërisë së kupolës, i pandëshkueshmërisë së tij dhe rrethit të vet korruptiv. Rama po na thotë "Unë jam mbi gjykatën".

Nëse ka një status mbi pushtetet, atë e gëzon vetëm sovrani. I takon sovranit të shprehet në dt. 20 shkurt, përpara kryeministrisë.

Të fundit