Flash News

Ditari i Opozitës

Po kurohej në Turqi prej ditësh, Covid-19 i merr jetën ish-deputetit të PD-së

Po kurohej në Turqi prej ditësh, Covid-19 i merr jetën
Ish-deputeti i PD-së, Bedri Çollaku

Covid-19, i merr jetën në moshën 70-vjeçare ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bedri Çollaku.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko. Përmes një mesazhi ngushëllimi në rrjetet sociale, Sejko shkruan se: “Çollaku ishte drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit. I nderuar me çmime të shumta për punën e tij si ekspert i sistemit bankar, interesat dhe përvoja e spikatur e Çollaku u pasqyruan edhe në rolin menaxherial që kreu me energji e ndershmëri deri në fund të jetës".

Ish-deputeti i PD, Bedri Çollaku po kurohej prej disa ditësh në një spital në Turqi, por fatkeqësisht nuk arriti t'i mbijetojë dot virusit të rrezikshëm.

Çollaku lindi në vitin 1950, në Tiranë. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar. Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.

Po kurohej në Turqi prej ditësh, Covid-19 i merr jetën

Të fundit