Flash News

Ditari i Opozitës

“Po mbahej peng me dosjen Muzin”, Berisha rrëfen bisedën me Bashën

“Po mbahej peng me dosjen Muzin”, Berisha rrëfen bisedën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rrëfyer bisedën me Lulzim Bashën kur u informua nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu mbi lobimin rus.

Berisha tha në konferencën e përjavshme me gazetarët se në 2018-ën Donald Lu i ka dorëzuar një dosje në të cilin ishte artikulli i revistës amerikane “Mother Jones” mbi financimet e Rusisë në politikën e vendeve të ndryshme, mes tyre edhe financimin e Lulzim Bashës.

Berisha tha se në bisedën e zhvilluar me Bashën, ky i fundit e ka garantuar se paratë e paguara nga Muzin janë mbledhur me procedurë të rregullt në diasporë dhe SHBA dhe se asnjë nga akuzat e hedhura në artikull, nuk ishte e vërtetë.

“Në vitin 2018 ambasadori Donald Lu më solli në zyrë një dosje me një artikull të portalit apo gazetës Mother Jons, për financimin me para ruse të Muzin, që të lobojë për Lulzim Bashen dhe PD. në dosje, përveç artikullit të Mother Jons, dhe një flete që tregon se Muzin ishte i regjistruar në DASH si lobues për PD, nuk kishte asnjë dokument tjetër për këtë aferë. Luzlim Basha i pyetur nga unë se çfarë qëndron pas këtij artikulli më deklaron se paratë e paguara për Muzin janë para të mbledhur me procedure te rregullt në diasporë dhe SHBA dhe se artikulli s’ka asgjë të vërtetë. Janë para të mbledhur anë përputhje me ligjin dhe rregullat. Ai e deklaroi shumë herë publikisht këtë shpjegim, kam besuar variantin e këtij të fundit. Më vonë u vura në dijeni se Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe se çështja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agaçit ku prokurori duke shkelur ligjin nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, E kam denoncuar këtë nga Foltorja në foltore këtë akt. Përveç kësaj jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë. Pas këtyre informacioneve, vetëkuptohet se burimi i parave të paguara mund të ishte rus, siç kishte shkruar Mother Jons. Më 14 prill të 2022, kam denoncuar para jush te parlamenti financimin rus të Bashës dhe mbylljen e dosjes së tij ruse nga Edi Rama”, tha ai.

Të fundit