Flash News

Ditari i Opozitës

"Po mbroni v*thet e Belindës", Peleshi i heq fjalën Berishës, reagojnë deputetët e PD

"Po mbroni v*thet e Belindës", Peleshi i heq fjalën

Është tensionuar situata në seancën parlamentare pas fjalës së kryedemokratit Sali Berisha.

Teksa fliste për skandalin e Belinda Ballukut, Berisha akuzoi qeverinë se ‘po mbroni vithet e Belindës’, por pas kësaj deklarate Peleshi ia hoqi fjalën.

Pas masës, kanë reaguar deputetët e PD duke bllokuar foltoren. 

BerishaTë dashur qytetarë dhe qytetare, siç e shihni, parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve.
Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës.
Këta janë maska.
Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën.

 

 

 

 

 

Të fundit