Flash News

Ditari i Opozitës

"Po mbyten kontenierëve, për të ikur në Angli", Kryemadhi sulmon Ramën: Të flasë për problemet reale, pastaj për zhvillimin tre dimensional

"Po mbyten kontenierëve, për të ikur në Angli",

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sulmoi kryeministrin Edi Rama duke ironizuar projektet e tij për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe Kukësit. Ajo tha se para se të flasë për aeroportin e Kukësit, Rama duhet të shikojë prodhimet bujqësore të kësaj zone që po hidhen në kanal dhe të rinjtë të cilët po mbyten kontenierëve, për të ikur në Angli.

"Në fakt mbasi “ndërtoi” aeroportin e Vlorës aty ku është deputet, që nuk e ndërtoi asnjëherë tani flet për aeroportin e Kukësit para se të flasë në Kukës për aeroportin e Kukësit të flasë njëherë sesi të shpëtojë patatet Kukësit, sesi të mos hidhen  dhe të mos kalben, që ti ndihmojë dhe të mos të ndihmojë oligarkët që të sjellin produkte bujqësore nga vende të tjera për të fituar miliona dhe të shkatërrojë ekonominë shqiptare.

Para se të flasë për aeroportin e Kukësit të flasë njëherë për të rinjtë dhe të rejat që po ikin nga Shqipëria dhe që po mbyten kontenierëve, për të ikur në Angli dhe po asfiksohen pastaj të na flasë për ëndrrat e tij të zhvillimit tre dimensional që na bën projektet, tha Kryemadhi.

Të fundit