Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
“Po na vjedhin, po na rrjepin”, Berisha: Rakip Suli tenderon dy herë një shkollë, s’mund të vazhdojmë në këtë mënyrë
Berisha prezantoi sot Kamzë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha.
Në fjalën që mbajti, Berisha tha se demokratët duhet të bëjnë gjithçka që në 14 maj të rivendosim pluralizmin, duke votuar kandidatin e dalë nga primaret e opozitës.
Sipas Berishës, kryetari aktual i bashkisë Kamzë, Rakip Suli akuzon me fondet duke tenderuar dy herë një shkollë, siç ka bërë me shkollën ‘Azem Hajdar’.
“A mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, të na vjedhin dhe të na rrjepin, një grusht qytetarësh si Edi Rama, Rakip Suli që tenderon dy herë një shkollë, siç ka bërë me shkollën ‘Azem Hajdar’. Që rikonstrukton shkolla me çmime 2-3 herë më të larta seç janë ndërtuar nga e para.
A mund të vazhdojmë ne në këtë mënyrë? Jo nuk mund të vazhdojmë. Shqipëria kërkon ndryshimin, dhe ne jemi përgjegjës para vetes tonë, fëmijëve tanë, para njëri tjetrit, për të votuar ndryshimin, për të votuar Arjan Hoxhën, për të votuar kandidatët e primareve. Ne duhet të bëjmë gjithçka që në 14 maj të rivendosim pluralizmin.
Partia Demokratike bëri një gabim të pafalshëm kur nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale. Por PD-ja e korrigjon gabimin. Sot po bëjnë gjithçka për ta nxjerrë nga votimet, ne do të marrim pjesë, ne do të fitojmë", tha Berisha.