Flash News

Ditari i Opozitës

"Po ndërtohet hotel gjigant brenda QSUT", Spahia revoltohet me ministren e Shëndetësisë: Keni informacion?

"Po ndërtohet hotel gjigant brenda QSUT", Spahia revoltohet me

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar përmes një video se po ndërtohet një kullë hotel brenda QSUT.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë, sipas tij drejtuesit e Shëndetësisë mbyllin gojën dhe nuk japin përgjigje, pasi sic shton ai, nuk janë në shërbim dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve.

"Nuk pranojnë interpelancë dhe as mocion me debat për gjendjen në Spitalin Onkologjik. Nuk japin llogari për mungesë ilaçesh dhe shërbimesh. Omerta është i vetmi kod që njohin dhe mbyllin gojën dhe bëjnë të paditurin sa herë flitet për shpenzime dhe afera të dyshimta.

Qartësisht siç shihet dhe me figurë dhe fatkeqësisht, përfaqësuesit e mazhorancës në komision dhe kudo nuk janë në shërbim dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve por të aferave të pafundme që përfshijnë qeverinë." tha Bardh Spahia. 

Të fundit