Flash News

Ditari i Opozitës

"Po ndihmoni Ramën", Balliu mohon akuzat: Unë me urdhër të tij kam ngrënë burg, të tjerët kanë marrë vila

"Po ndihmoni Ramën", Balliu mohon akuzat: Unë me urdhër

Ish-deputeti Klevis Balliu ka mohuar akuzat e demokratëve pro Lulzim Bashës se qëndrimi dhe sjellja e tyre po i shërben kryeministrit Edi Rama.

Balliu ka thënë për "Syri TV" se me urdhër të kryeministrit Rama është arrestuar, duke ngritur pretendime se ndërsa ai ka bërë burg, të tjerët kanë përfituar vila.

Nisur nga kjo, ai i cilëson të papranueshme këto akuza, duke shtuar që qytetarët kanë nëvojë që të diskutohen çështje serioze. Balliu është rreshtuar në radhët e demokratëve që i kanë dalë në krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

"Po ndihmoj unë Edi Ramën? Unë me urdhër të Ramës kam ngrënë burg, këta të tjerët kanë marrë vila. Se si dalim ne tani me Ramën, ky është muhabet që hajde ta gjesh, por unë mendoj që publiku ka nevojë të merret me çështje serioze", tha Balliu.

 

Të fundit