Flash News

Ditari i Opozitës

"Po negociohet sa vite burg do të bëjë", Këlliçi: Rama nuk e ka vendosur ende fatin politik të Veliajt

"Po negociohet sa vite burg do të bëjë",

Drejtuesi politik i PD për Tiranën dhe deputeti i zgjedhur, Belind Këlliçi ka deklaruar se historia politike e kryebashkiakut Erion Veliaj është mbylur që ditën kur u arrestua.

Në një intervistë në Ora News ai tha se Veliaj do mbahet mend si kryebashkiaku më i korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Këlliçi: Ende ‘kryebashkiaku’ i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka vendosur fatin politik të Erion Veliajt.

Sot që ne flasim, Tirana vijon të jetë prej më shumë se 6 muajsh de facto por ende jo de jure pa kryetar bashkie. 

Në fakt nuk është se ka humbur ndonjë gjë të madhe sepse në fund të ditës hajduti më i madh i fondeve publike në kryeqytet tashmë nuk ka mundësi që ta bëjë dëmin nga zyra e kryetarit të bashkisë.


Por nga ana tjetër ky qytet sot është më i pisët se kurrë.

Është më i keqmenaxhuar se kurrë dhe sigurisht lëngon për të patur një drejtim normal.

Edi Rama ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëhet me fatin e Erion Veliajt për shkak se ende në qarqet politike flitet rëndomtë nuk ka një dakordësi midis tij dhe Veliajt për fatin juridik të Veliajt.

Sepse fati politik tashmë dihet, Erion Veliaj ka dalë nga politika.

Dhe do mbahet mend mbase si kryebashkiaku më i korruptuar në historinë e Shqipërisë i të gjitha bashkive.

Për fatin juridik të Veliajt të gjithë biem dakord që ai do shkojë në burg.

Unë e kisha fjalën që po negociohen vitet, sa vite burg do të bëjë.

Kjo varet bazuar edhe në dëshimë e tij në faktin që a do bëhet edhe ai një pendito siç është bërë edhe ajo financierja Kondakçiu që është për tu përgëzuar që SPAK ka një bashkëpunëtore femër.

Historia e tij politike është mbyllur që ditën që i janë vënë prangat.

Të fundit