Flash News

Ditari i Opozitës

“Po shndërrohen në zona të vdekura”, Berisha propozon rikthimin e komunave

“Po shndërrohen në zona të vdekura”, Berisha propozon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar gjendjen e zonave malore dhe kodrinore të Shqipërisë, duke propozuar rikthimin e komunave në ato territore që kanë një numër të caktuar banorësh.

Ai paralajmëron se shumë prej këtyre zonave po shndërrohen në “zona të vdekura”, duke humbur potencialin e tyre turistik dhe ekonomik.

Berisha: Standardi për Shqipërinë malore, kodrinore. Duhet të kthejmë komunat në të gjitha zonat kodrinore e malore ku ekzistojnë një numër i caktuar banorësh. Unë nuk mund të them aty ku nuk ka banorë, se ajo është proces i gjatë i ripopullimit. Por duhet të rikthehen të gjitha zonat kodrinore e malore në të cilat ka 1500 ose 1300 banorë.

Ato po shndërrohen në zona të vdekura, në një kohë kur në vende të tjera ato përbëjnë pasuri mahnitëse, përrallore.  Po të shkosh këtu mbrapa Dajtit, gjer në Martanesh, është një nga masivet malore më të bukura të Shqipërisë dhe Europës. Nuk shkon dot kush. Shkojnë ushtarët që bëjnë stërvitje dhe e kanë Bizën si pikën më të përshtatme të stërvitjes, në një kohë kur Biza mund të ishte edhe një nga qendrat më të bukura turistike të kryeqytetit.

Të fundit