Flash News

Ditari i Opozitës

"Po shqyrtohet rihapja e çështjes McGonigal", Këlliçi: Rama s´i ka punët mirë në SHBA

"Po shqyrtohet rihapja e çështjes McGonigal",

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi deklaron se kryeministri Rama nuk i ka punët mirë në SHBA.

Ai tha në Syri tv se autoritetet atje do të rihapin dosjen McGonigal, një dosje që përfshin drejtëperdrejte edhe kryeministrin shqiptar. 

"Faktoi që sot PD në 4 vitetet e fundit është sulmuar me të padrejtë, si antiamerikane me baltën dhe llumin e madh të Ramës dhe bashkëpunëtorët e ttij përmes Soros dhe shoqërive civile të Usaid, sot PD me Berishën në krye; ka në krye të fushatës, LaCivita që drejton punët e republikanëve në SHBA, dhe është një nga dy strategët më të mëdhenj.

Pasi tha që Berisha është partneri kyç i SHBA me Shqipërinë dhe politikani i vetëm që ka pritur një president amerikan, dy orë pas këtyre deklaratave ëhstë arrestuar Erion Veliaj. Pritet mbase do koiçidojë, do goditet një ministërbkabineti. Është mnjë nga dy strategët e fitores së Trump, sot ka marrë përsipër frerët e fushatës së PD, dhe para Berishës, ka deklaruar se një kukull e Soros si Rama, s´mundet dhe s´dos të jetë aleat i SHBA. Kjo është politika e adminmistratës së Trump. LaCivita është krah Kash Pattel tëFBI, është një mesazh i qartë se sa mirë i ka punët Edi Rama në Amerikë.

Të thotë çfarë të dojë, sot që flasim në mos ësntë hapur, po shqyrtohet rihapja e çështjes McGonigal në Uashington, që ka paguar Charls McGonigal për të sulmuar PD, Rama është i vetmi lider i një shteti në botë, vend anëtar i NATO-s që ka korruptuar një nga agjentët e FBI, kjo cenon sigurinë e SHBA. Këtë e ka bërë Rama. Informacionet nuk janë zyrtare, por se sa mirë i ka punët Rama në SHBA ju e keni dëgjuar nga LaCivita, e shihni mjaft mirë shfazimin e Ramës në kohët e fundit", tha Këlliçi.  

Të fundit