Ditari i Opozitës

"Po sillen si policia e Adil Çarçanit", Gjekmarkaj: Po arrestohen mbështetësit e opozitës

"Po sillen si policia e Adil Çarçanit", Gjekmarkaj: Po

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur pas protestës së opozitës sot në Tiranë, e shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe policisë.

I ftuar në News 24, Gjekmarkaj i ka drejtuar një thirrje Komisariatit nr6 të Policisë së Tiranës që të sillet si pjesë e Policisë së Shtetit dhe jo si një falangë kriminale.

Po arrestohen protestuesit paqësorë, përfshi edhe kryetarin e degës së PD-së së Lezhës, Gjin Gjoni. Ne u provokuam nga policia, pati dhunë joproporcionale. Hodhën ujë me spec, gaz lotsjellës, ndaj protestuesve, përfshi edhe ndaj të moshuarve”, tha Gjekmarkaj. Ai tha se policia shtyu deputetët, qytetarët.

Ai tha se shtyrjet ishin të forta, veçanërisht për gratë dhe të moshuarit. “Kjo polici po sillet si ajo e Adil Çarçanit në 1991”, tha Gjekmarkaj. Ai i ka drejtuar thirrje drejtuesve të Policisë që të mos provokojnë më tej situatën.

Gjekmarkaj tha se segmente të shoqërisë, madje edhe qytetarë që nuk janë anëtarë të PD-së, iu bashkuan protestën, bllokuan rrugën, për të zhbllokuar rotacionin politik në Shqipëri.

Të fundit