Flash News

Ditari i Opozitës

"Po të jetë burrë le të vijë ai tjetri", Berisha nga Kuvendi: mos të fshihet pas Lubisë

"Po të jetë burrë le të vijë ai tjetri",

Kuvendi është përfshirë nga debate dhe tensione që në nisje të seancës.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët opozitarë bllokuan foltoren, pasi e konsideruan provokim ndaj qytetarëve praninë në sallë të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Teksa ndodhej në foltore, Berisha i bëri disa herë thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të sillte në Kuvend kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

"Ju mbroni një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Siç dorëzuar Veliajn do dorëzoni Ballukun. Mos u bë bunker i korrupsionit.

Mos provoko qytetarët. Provokacion i ulët ndaj qytetarëve shqiptarë. Prania e Lubisë në parlament provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Po të jetë burrë le të vijë ai tjetri, mos të fshihet pas Lubisë", u shpreh Berisha. 

Të fundit