Flash News

Ditari i Opozitës

“Po të punonte SPAK-u, ai do ishte në burg”, Vasili: Rama dhe palaçot e tij bën menaxhim kriminal të pandemisë

“Po të punonte SPAK-u, ai do ishte në burg”, Vasili: Rama

Drejtësia italiane ka nisur një hetim për ish-kryeministrin Conte për keqmenaxhimin e pandemisë. Në lidhje me këtë ka folur dhe Petrit Vasili, i cili ka reaguar dhe për menaxhimin që u bë nga qeveria e Edi Ramës, sepse COVID-i nga Italia erdhi dhe mund të bëhej diçka më shumë për ta paralajmëruar.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë shkroi se Rama me kabinetin qeveritar e menaxhuan në mënyrë të kriminale pandeminë dhe nëse SPAK-u do të ishte funksional, atëherë kryeministri do të ishte në burg për këtë çështje.

REAGIMI I PLOTË:

Ish Kryeministri italian Conte dhe ish Ministri i Shëndetësisë Speranza janë sot nen hetim per Pandemine!

Akuzohen per keqmenaxhimin e Pandemise dhe vdekjet e ndodhura.

Po te punonte nje dite te vetme SPAK-u ne Shqiperi bazuar ne ligj dhe tek interesat e popullit Edi Rama do te ishte me kohe ne burg per Pandemine.

Edi Rama me gjithe palacot e tij ne qeveri  menaxhuan ne menyre kriminale, propagandistike dhe antishkencore Pandemine e Covid, qe mori jeten e mijra njerezve te lene pa ndihme shendetesore, pa ilace, pa mbeshtetje financiare, pa asnje perkrahje dhe fshehen mijra humbje jete.

Mijra mjeke dhe infermiere u lane vetem, te tradhetuar, te pambrojtur, te shfrytezuar e te keqperdorur nga Edi Rama dhe sharlatanet perqark tij.

SPAK-u po rendohet çdo dite e me keq me rreshtimin e tij ne krah te se keqes dhe kryeministrit si misherim i kesaj te keqeje.

Cfare mjerimi dhe zhgenjimi eshte kjo reforme ne drejtesi dhe sa te mjere ata qe me duar te pista duatrokasin akoma per te.

Të fundit