Flash News

Ditari i Opozitës

“Po thumbon Ramën”, Sekretarja e PD: Kalatat e Portit për Pirro Vëngun janë kthyer në “natyrë të qetë”, stafi pa punë

“Po thumbon Ramën”, Sekretarja e PD: Kalatat e Portit për

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike Jola Hysaj ka ironizuar drejtuesin e Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngun, ndërsa ky i fundit ka publikuar foto në rrjetet sociale nga kalatat e portit.

Sipas Hysajt, marina turistike e famshme si projekt i pompuar shumë nga Rama dy vitet e fundit, duket se po lë pa punë stafin e APD, ndërsa me këto foto, sipas saj saj Vëngu po thumbon kryeministrin Edi Rama.

“Natyra e qetë” e modernizmit kaps që ka zënë Autoritetin Portual Durrës, mesa duket për Pirro Vëngun, kalatat e portit kanë mbetur pa punë dhe me këto foto duket se ka thumbuar Edi Ramën!

Marina turistike e famshme si projekt i pompuar shumë nga Rama dy vitet e fundit, duket se po lë pa punë stafin e APD.

Vinç bosh dhe pa asnjë lëvizje në foto, duket se qartazi është gjendja mjerane në këtë pjesë të portit ndërkohë që ky sektor duhet të gëlonte nga puna në këtë periudhë!

Ndërkohë që aferat korruptive të portit turistik dhe atij që pritet të ndërtohet në Porto Romano, nuk dihet se kur dhe si do të gjejnë zbatim, vinçat dhe kalatat e Vëngut janë kthyer në një “Natyrë të qetë”, ndërsa D’Rama si deputet i Durrësit, por edhe kryeministër i këtij modernizmit kaps, nuk e vë ujin në zjarr!", shkruan Hysaj. 

Të fundit