Flash News

Ditari i Opozitës

“Po vepron si avokat i Ballukut”, grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

“Po vepron si avokat i Ballukut”, grupi i PD kërkon

Grupi parlamentar i PD ka kërkuar një interpelancë urgjente në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, lidhur me ankiminin që qeveria i bëri pezullimit të Ballukut.

Në kërkesën e demokratëve thuhet se Rama po vepron si avokat i Ballukut, duke e cilësuar ankimimin e tij një ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

“Një kërkesë e tillë e Kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon cimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend. Në një sjellje normale, në një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, Kryeministri duhej të kishte propozuar menjëherë shkarkimin nga detyra të një ministri që është marrë i pandehur për abuzime në disa procedura prokurimi publik, me vlerë miliona euro, dhe kurrsesi nuk mund të sillet si zyrë avokatie për një të pandehur.

Ai kërkon t’i bëjë presion drejtësisë, me shpresën se do të nxjerrë jashtë binarëve kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese, që ekziston si garanci për kushtetutshmërinë dhe kurrsesi për pandëshkueshmërinë. Është e qartë që kjo lëvizje ka vetëm efekte politike; më saktë është mjet presioni/mesazhi politik dhe nuk synon zgjidhje juridike. Ne, deputetët e opozitës, vlerësojmë se kërkesa e Kryeministrit Edi Rama, që synon vetëm të japë mesazhin për organet e drejtësisë se e pandehura Belinda Balluku nuk është si të gjithë të pandehurit e tjerë, por gëzon mbrojtje të posaçme politike/institucionale nga Kryeministri/Këshilli i Ministrave, meriton vetëm përbuzje, si një akt antidemokratik dhe antikushtetues, veçanërisht nga vetë organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, e cila është përpara sprovës për të mbrojtur të drejtën për hetim të plotë, të pacenueshëm, të gjithanshëm e të papenguar nga organet hetimore”, thuhet në kërkesë.

“Po vepron si avokat i Ballukut”, grupi i PD kërkon “Po vepron si avokat i Ballukut”, grupi i PD kërkon “Po vepron si avokat i Ballukut”, grupi i PD kërkon

Të fundit