Flash News

Ditari i Opozitës

“Po vidhet me rrugët”/ Denoncimi i Berishës: U trefishua kostoja e aksit Qukës-Qafë Pllocë, ka dalë një disnivel prej 17 m

“Po vidhet me rrugët”/ Denoncimi i Berishës: U trefishua

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha denoncoi abuzimin që po bëhet me ndërtimin e rrugëve.

“Unë këtu jam për të deklaruar se, është e pandalshme vjedhja që dyshja Rama-Balluku po bën në rrugët e vendit. Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë kakaluar çdo afat kohor në historinë e vendit. 43 kilometra rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh.

Punimet për këtë rrugë kanë filluar në vitin 2009. Rruga u prokurua për ndërtim me një tender ndërkombëtar me 73 milionë euro.

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me një akt absurd, ai vendosi të anulonte ndërtimin e rrugës, pasi traseja ishte shtrirë në 10-12 kilometra, pasi financimi ishte i garantuar nga bankat e huaja.

Por ai nuk realizoi dot këtë bllokim, pasi detyrimet e Shqipërisë nga anulimi i kontratave do ndëshkonin vendin. Rruga që duhej të përfundonte në vitin 2014, vazhdon edhe në vitin 2022 dhe nuk ka shanse të përfundojë as këtë vit”, tha Berisha.

Ky i fundit u shpreh se kostoja e rrugës Qukës- Qafë Pllocë është trefishuar.

“Nga 73 milionë që ishte fondi i prokuruar, gjer sot janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milionë euro”, deklaroi kryetari i PD.

Ai denoncoi se përgjatë aksit, në Trebinjë, ka dalë një disnivel prej 17 metrash.

 

Të fundit