Flash News

Ditari i Opozitës

"Po zhytet në humnerën e korrupsionit", Spahia: Si e ktheu Rama Shqipërinë në parajsë hajdutësh

"Po zhytet në humnerën e korrupsionit", Spahia: Si e ktheu

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Shqipërinë “parajsë hajdutësh”.

Teksa i referohet raportit të fundit të Transparency International, sipas të cilit vendi ka rënë me 11 vende brenda një viti në indeksin e perceptimit të korrupsionit, Spahia denoncon se prokurimet publike dhe administrata janë përthithur nga paratë e krimit, ndërsa qeveria, sipas tij, punon për oligarkët dhe klanet e drogës, jo për qytetarët.

Deputeti i PD-së apelon për reagim qytetar dhe fton shqiptarët të dalin në sheshe më 20 shkurt. 

Postimi i plotë: 

Si e ktheu Rama Shqipërinë në parajsë hajdutësh.

Raporti i fundit i Transparency International e konfirmon me shifra atë që çdo shqiptar e ndjen çdo ditë në xhepin e tij.

Shqipëria po zhytet në humnerën e korrupsionit!

​Rënie me 11 vende brenda një viti! Nga vendi i 80-të në të 91-tin, Shqipëria e Edi Ramës sot renditet krah vendeve që lëngojnë nga diktaturat dhe sundimi i krimit. Ky nuk është thjesht një numër, ky është certifikimi i një DËSHTIMI TOTAL të një qeverie që nuk punon për qytetarët, por për veten, oligarkët dhe klanet e drogës.

Prokurimet publike janë kthyer në vjedhje të hapur të taksave të qytetarëve që stërmundohen të arrijnë fundin e muajit.

Paratë e pista të krimit kanë kalbur çdo qelizë të administratës së narko shtetit.

Ndërsa bota na tregon me gisht si qendrën e korrupsionit në Ballkan, "lideri global", a.k.a jokeri i samiteve, vazhdon propagandën me ekrane shumëngjyrëshe për të fshehur realitetin e zi që shqiptarët e njohin mirë.

​Kur qeveria kthehet në një strukturë që vjedh të ardhmen e fëmijëve tanë, që dëbon rininë dhe pasuron një grusht njerëzish, REAGIMI është detyrë qytetare!

Mos lejoni që emri i Shqipërisë të njolloset nga një regjim që njeh vetëm vjedhjen dhe mashtrimin. Ky vend nuk i përket Edi Ramës dhe klanit të tij, i përket njerëzve të ndershëm që punojnë me djersë!

​Mjaft me propagandë! Mjaft me vjedhje! Mjaft me narko shtetin!

Është koha të mbushim sheshet. Nesër do të jetë vonë për Shqipërinë tonë.

#20shkurt

#protesto

Të fundit