Flash News

Ditari i Opozitës

"Polic ke qenë dhe polic ke mbetur", Kryemadhi i përgjigjet Lleshajt: Në polici ka trafikantë që janë dënuar jashtë vendit

"Polic ke qenë dhe polic ke mbetur", Kryemadhi i përgjigjet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Pogradec komentoi edhe deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt. Ky i fundit, në debat e sipër ju drejtua deputetit Myslim Murrizit duke i thënë, “Polic ke qenë dhe polic do mbetesh”, duke harruar pozicionin e tij si ministër dhe drejtues i policisë që drejton prej dy vitesh.

Kryemadhi tha se në polici ka trafikantë, të cilët janë të dënuar jashtë Shqipërisë, të cilët janë ata që kontrollojnë patrullat e policisë.

"Dëgjojmë në televizor Ministrin e Brendshëm që tallet me policët, edhe pse është ministri i policëve, e ndërkohë shikojmë absurditete të tjera më të mëdha nga mëngjesi deri në darkë, të një kryeministri në ikje, që tallet me shqiptarët.

Në fakt do kthehem vetëm pak për Ministrin e Brendshëm, që tallet me policët, sepse në Ministrinë e Brendshme nuk ka më policë që janë të gatshëm të japin jetën për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur ligjin, për të mbrojtur qytetarët. Në polici ka trafikantë, të cilët janë të dënuar jashtë Shqipërisë, të cilët janë ata që kontrollojnë patrullat e policisë. Ne heqim Kryetarin e Bashkisë Valdrin Pjetrin si trafikant nga Shkodra, ndërkohë vëllain e Valdrinit e kemi në SHKB, që qëllon, godet dhe përzë patrullat e policisë, kur kërkojnë për të parë se çfarë ndodh.

Prandaj është kjo urrejtje e Ministrisë së Brendshme për Policinë e Shtetit. Prandaj e quajnë turp të veshësh uniformën e dalë boje të një polici, i cili është i gatshëm për një rrogë të papaguar për punën që bën,  të lëri edhe fëmijët e tij jetim. Dhe në fakt sot duhet të jesh trafikant, duhet të jesh kriminel, duhet të jesh oligark, që të kesh përkëdheljen e qeverisë së Edi Ramës", tha Kryemadhi.

Të fundit