Flash News

Ditari i Opozitës

Policë në çatinë e Partisë Demokratike?/ Berisha poston foton: Edvin larg duart nga selia e PD!

Policë në çatinë e Partisë Demokratike?/ Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku sipas tij, selia e PD po ruhet nga policia. Këtë pretendim ai e ngriti dhe një ditë më parë, ku deklaroi se punonjës të Gardës ishin të pranishëm në selinë blu.

Fotoja e publikuar nga Berisha është një bashkim pamjesh. E para është tarraca e kryeministrisë ku qëndrojnë punonjës të Gardës dhe e dyta është tarraca e godinës së PD-së një ditë më parë.

Aty duken që janë disa individë, që sipas Berishës, janë punonjës policie. Ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të qëndrojë larg selisë blu, duke theksuar se godina nuk është repart ushtarak

Berisha nuk ka sqaruar ndjekësit e tij se fotografitë janë të bashkuara, ndërkohë që në godinën e selisë blu duken vetëm disa silueta!

"Edvin larg duart nga selia e PD! Ky nuk eshte repart ushtarak por eshte Selia e Partise Demokratike! Miq, ne nje akt te pashembullt, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, Kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! sb", shkruan Berisha.

Të fundit