Flash News

Ditari i Opozitës

Polici u vra në banesë, Xhaferri: Krimi po gjunjëzon Shqipërinë, Taulant Balla të dorëhiqet!

Polici u vra në banesë, Xhaferri: Krimi po gjunjëzon

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja në banesën e tij.

Në postimin e tij në Facebook, Xhaferri kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, pasi krimi po gjunjëzon Shqipërinë.

Postimi i plotë: 

Krimi po gjunjëzon Shqipërinë, Taulant Balla të dorëhiqet!

Në raport me çështjet e sigurisë Shqipëria është kthyer në tokë pa zot të paktën prej një dekade.

Në më pak se një javë kemi disa të vrarë dhe të plagosur në ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin.

Në Krujë sot u vra një ekspoment i botës së krimit, ku hasmi e gjeti në shtëpinë e tij para policisë.

Në Shkodër u derdhën mbi 100 plumba ndaj një studenti të Akademisë Rendit e në Lezhë një far ëest u shënua në derë të një shkolle.

Në Fier u vra me thikë një nxënës shembullor vetëm 19 vjeç, teksa ngjarje të ngjashme u shënuan në Durrës, Tiranë e Gjirokastër.

Në Lushnje u shënua një vrasje shtetërore ku babë e bir humbën jetën nga shpërthimi dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Taulant Balla ka prioritet partinë dhe jo sigurinë e cila sot është në mëshirë të krimit, ndaj dorëheqja e tij është emergjencë!

Të fundit