Flash News

Ditari i Opozitës

"Policia i provokoi dhe i dhunoi", Kaso: U shoqëruan disa protestues

"Policia i provokoi dhe i dhunoi", Kaso: U shoqëruan disa

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso i cili është pozicionuar sot në rrethrrotullimin e Bradasheshit për të protestuar tha se policia ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë dhe ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Ai tha në Euronews Albania se rreth 4-5 persona janë shoqëruar.

“Ishte ndërhyrje e paprovokuar e policisë e cila ushtroi dhunë ndaj protestuesve. Ka të dhunuar ka të shoqëruar, po përpiqemi të marrim vesh bilancin, por ka 4-5 persona të shoqëruar. Tani do nisemi drejt komisariatit të bëjmë të gjitha procedurat për ti nxjerrë se kemi të bëjmë me persona që po protestonin me duar në xhepa dhe u provokuan, dhe u dhunuan nga policia e shtetit nga forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe nga civilë pa shenja identifikuese”,-tha Kaso.

 

Të fundit