Flash News

Ditari i Opozitës

"Policia mashtron", Luan Baçi sqaron çfarë ndodhi sot në Kuvend: Ishte armë

"Policia mashtron", Luan Baçi sqaron çfarë ndodhi

Deputeti demokrat Luan Baçi në një lidhje Skype me News24, duke folur për incidentin që ndodhi ditën e sotme në protestën para Kuvendit ka deklaruar se ka parë qartë se punonjësi i forcave speciale mbante një armë zjarri.

Baçi përshkroi situatën si të tensionuar, duke shtuar se ai komunikoi qartë me mimikat e fytyrës. Ai tha se polici hapi xhaketën si një kauboj, vuri dorën tek arma dhe e nxori pak, por e futi sërish kur situata u acarua.

Nxjerrje arme ndaj opozitës. Ajo që pashë unë ishte armë tamam armë luftarake. Ishte dhe momenti kur dola nga vetja duke i marrë kapelën policit. Nuk ngatërroj unë armën me sprejin. Në një situatë të tillë të tensionuar ai foli qartë me mimikat e fytyrës, hapi xhaketën si kaubojs,vuri dorën tek arma e nxori pak dhe më pas kur pa se u acaruam e futi sërish. Janë falsifikime nga ana e policisë. Nuk lejohet të armatosur në Kuvend”, u shpreh më tej Baçi.

Të fundit