Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mbyll protestën: Sot do të kujdesemi për të plagosurit, do rikthehemi më të fuqishëm

Berisha mbyll protestën: Sot do të kujdesemi për të

Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës, pas disa orësh tensione dhe përplasje mes demokratësh, por edhe me policinë për rimarrjen e selisë së PD në kontroll.

Berisha deklaroi se sot protesta konsiderohet e mbyllur me qëllim që t’i kushtohet vëmendje të plagosurve, ndërsa njoftoi se së shpejti protesta do të rikthehet edhe më e fuqishme.

Ju ftoj ta mbyllim këtë protestë sot, do të rikthehemi edhe më të fuqishëm. Sot do të shpërndahemi, Do të kujdesemi për të plagosurit, të cilët janë goditur me çarje koke dhe në forma të tjera.  Do të njoftoj shumë shpejtë kur do të kemi betejën e radhës.

Kjo protestë iu faktoi shqiptareve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. Ju faktoi në mënyrë përfundimtare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe së bashku me të, me dhunë dhe terror, shtëpinë e PD-së. ”, tha Berisha.

 

 

 

Të fundit