Flash News

Ditari i Opozitës

Policia nxorri me dhunë nga stadiumi tifozin me simbolet e UKÇ, reagon ashpër Berisha: Turp kombëtar!

Policia nxorri me dhunë nga stadiumi tifozin me simbolet e UKÇ,

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare”, gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, ku një tifoz është nxjerrë jashtë nga forcat e policisë për shkak të veshjes me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ngjarja është bërë publike nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook ka dënuar veprimin e policisë, duke e cilësuar si një akt “antidemokratik dhe të turpshëm”.

“As në Beograd nuk ndodh! E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluzë me stampë të UÇK! Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij,” – shkruan Berisha në reagimin e tij.
Postimi shoqërohej me një video të momentit kur tifozi largohet nga stadiumi, pamje që kanë qarkulluar edhe në rrjetet sociale dhe kanë ngjallur reagime të ndryshme.

Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për incidentin, por sipas raportimeve të mediave, forcat e rendit ishin në gatishmëri të lartë për të shmangur çdo provokim ose simbolikë që mund të ndikonte në tensionimin e situatës, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që shoqëron çdo përballje mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Të fundit