Flash News

Ditari i Opozitës

Policia përplaset me banorët në Tragjas, Hoxha: Në vend që t’u shërbejë qytetarëve, i dhunon ata për të kënaqur oligarkët

Policia përplaset me banorët në Tragjas, Hoxha: Në vend

Atird Hoxha, kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, i cili ka hequr dorë nga posti duke marrë pjesë në primare, ka shprehur indinjatën shembjen e banesave për ndërtimin e ujësjellësit në Tragjas.

Banorët prej kohësh kanë kundërshtuar projektin dhe kanë kërkuar konsultim edhe me bashkinë. Ata pretendojnë se nuk janë informuar aspak lidhur me projektin.

Hoxha shprehet se vjedhja që po i bëhet Burimit të Tragjasit është një krim i rëndë ndaj komunitetit dhe një tjetër dëshmi e grabitjes së pasurive natyrore nga kjo qeveri në favor të klientëve të saj.

“Indinjatë dhe Dënim për Vjedhjen e Burimit të Izvorit në Tragjas dhe Dhunën ndaj Banorëve.

Vjedhja që po i bëhet Burimit të Tragjasit është një krim i rëndë ndaj komunitetit dhe një tjetër dëshmi e grabitjes së pasurive natyrore nga kjo qeveri në favor të klientëve të saj.

Ky burim, i trashëguar brez pas brezi, nuk është një plaçkë që mund ta tjetërsojë pushteti për interesa private.

Sot, që prej orëve të para të mëngjesit banorët e Tragjasit janë nën agresionin e policisë, të vendosur mes dhunës shtetërore dhe të drejtës për të mbrojtur jetën e tyre dhe ujin e tyre. Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie.

Në vend që t’u shërbejë qytetarëve, i dhunon ata për të kënaqur oligarkët.”

Të fundit