Flash News

Ditari i Opozitës

Polici plagos sirianin në Morinë, Berisha: Krimi i shëmtuar u fsheh

Polici plagos sirianin në Morinë, Berisha: Krimi i shëmtuar u

Një emigrant sirian u plagos sot nga policia në pikën kufitare të Morinës.

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes duke dënuar rastin e ndodhur. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se policia e fshehu ngjarjen dhe i bën thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet.

Denoncimi i Berishës:

Policia hap zjarr mbi refugjatët në Qytetin e Kukësit.

Me breshëritë e saj përgjak qytetin.

Ajo fsheh krimin e saj!

Në këtë akt kriminal mbetet i plagosur shtetasi sirian Muhamet Harbi  dhe shtetasi shqiptar Klevis Gjoni.

Policia fsheh krimin e shëmtuar.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal shtetëror përdorimin e armëve ndaj refugjatëve të pambrojtur, plagosjen e shtetasit sirian dhe shtetasit shqiptar si një krim i mirëfilltë shtetëror.

Dënoj fshehjen e krimit të rëndë nga autoritetet policore përgjegjëse për aktin e shëmtuar.

Ju bëj thirrje OKB, organizatave tjera për të drejtat e refugjatëve të dënojnë me forcën më të madhe këtë krim dhe fshehjen e tij.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimet dhe të zbardhe plotësisht aktin kriminal të policisë së Edi Ramës.

 

 

Të fundit