Flash News

Ditari i Opozitës

Policia rrethon selinë blu, Paloka dhe Boçi: S'marrim asgjë me dhunë. Provokime për të prishur atmosferën

Policia rrethon selinë blu, Paloka dhe Boçi: S'marrim

Forca policie janë konstatuar pranë selisë blu në Tiranë, pas lajmeve që qarkulluan se mund të ketë tensione dhe se disa individë mund të hyjnë me forcë në godinën e Partisë Demokratike.

Një përshkallëzim i mundshëm i situatës është mohuar nga mbështetësit e Berishës. Deputeti Edi Paloka tha për gazetarët se nuk synojnë që selinë ta marrin me forcë, pasi vendimet e nevojshme u morën në Kuvendin e sotëm.

“Nëse në selinë e PD kanë frikë dhe demokratët ky është fundi pastaj, ne nuk marrim asgjë me dhunë nuk ka nevojë. Kuvendi mori vendimin e tij. Të gjithë kanë detyrimin të zbatojnë vendimet e Kuvendit”, tha Paloka.

Edhe deputeti Luçiano Boçi mohoi që do të ketë një marshim drejt selisë blu. Ai i cilësoi këto lajme të rreme për të dëmtuar imazhin e Kuvendit të sotëm. Deputeti theksoi se nëse kryedemokrati Basha shkarkohet sot, Kuvendi i 18 dhjetorit nuk ka asnjë vlerë. Ndërkohë vijon procesi i votimit për shkarkimin e kryetarit të PD.

"Nuk do të ketë marshim drejt PD, është një skenar imagjinar që janë provokime të qëllimshme për të prishur këtë atmosferë të mrekullueshme. Nëse Basha rezulton i shkarkuar në këtë Kuvend bie edhe vlera e thirrur për Kuvendin e datës 18. Referendumi zhvillohet në degët e PD në cdo bashki.

Nëse Basha rezulton i shkarkuar atëherë Kuvendi i 18 nuk ka vlerë. Komisioni do të merret me procedurat e organizmit të zgjedhjeve sipas statutit të PD. Panik nga qeveria dhe provokim i delegatëve të PD për të nxitur akte të papërshtatshme në opinion jemi në një atmosferë festive, janë manovra të akorduara”, tha Boçi.

 

Të fundit