Flash News

Ditari i Opozitës

Policia tentoi të shtypë protestën e të rinjve të FRPD, Këlliçi: Shiheni me sytë tuaj sjelljen bastarde të këtij polici

Policia tentoi të shtypë protestën e të rinjve të FRPD,

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas tentativës së policisë bashkiake për të shtypur protestën e të rinjve të FRPD.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se polici shqetësohet më shumë për protestën se sa për arsyen e saj që lidhet me vjedhjen dhe korrupsionin e Veliajt.

Postimi:

Shiheni me sytë tuaj sjelljen bastarde të këtij polici bashkiak, i cili shqetësohet nga një vajzë me pankartën e Ardit Gjoklajt në duar dhe nga disa djem të FRPD me pankarta për 5D!

Sigurisht kur je punësuar për të gjobitur përditë qytetarët dhe për të ruajtur Inceneratorin inekzistent, këta të rinj që protestojnë kundër hajdutërisë dhe babëzisë së kreut të 5D, të duken problem.

Turp për thinjat në kokë!

Të fundit