Flash News

Ditari i Opozitës

Politikani përfundon në koshin e plehrave, Nishani nxjerr videon: Së shpejti këto skena do t'i shohim në Shqipëri

Politikani përfundon në koshin e plehrave, Nishani nxjerr videon:

Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë një paralajmërim në rrjetet sociale, ndërsa ka shpërndarë një video ku protestuesit në Rumani disa vite më parë kanë hedhur në koshin e mbeturinave një politikan, i cili akuzohej për korrupsion.

Nishani thotë se se kjo do të ndodhë shumë shpejt edhe në vendin tonë. Ai shkruan: Besoj se së shpejti këto skena do ti shohim dhe qyteteve të Shqipërisë. Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhëtisë.

Ky paralajmërim vjen në një moment të tensionuar për opozitën shqiptare, e cila është ndarë në dy palë, demokratët pro Sali Berishës dhe ata që mbështesin Lulzim Bashën.

Të fundit