Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paraqitet të hënën në SPAK, PD njofton protestë

Berisha paraqitet të hënën në SPAK, PD njofton protestë

Partia Demokratike ka njoftuar protestë për ditën e hënë, në orën 09:30, përpara institucioneve të SPAK.

Pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për ish-kryeministrin Sali Berisha, PD ka ftuar mbështetësit e saj për të protestuar në mbështetje të Berishës.

Mesazhi i PD drejtohet strukturave të degëve, duke i thirrur ata të mblidhen në orën 9:30 për të shprehur mbështetje ndaj liderit të Partisë Demokratike dhe për të kundërshtuar atë që ata e konsiderojnë si përdorim të SPAK nga Rama për të përndjekur kundërshtarët politikë. Protesta ka për qëllim mbrojtjen e së drejtës, ligjit dhe të vërtetës, sipas partisë.

Të fundit