Flash News

Ditari i Opozitës

Pollo: Efekti i parë i “Ballkanit të Hapur”, Rama e Vuçiç kërcënojnë me bojkot samitin e BE-së

Pollo: Efekti i parë i “Ballkanit të Hapur”, Rama e

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar pasi presdenti serb Aleksandër Vuçiç bëri me dije se liderët e vendeve pjesëmarrëse të "Ballkanit të Hapur" do të vendosin nesër, nëse do të shkojnë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel.

Pollo thekson se efekti i parë i dukshëm i kësaj nisme është që Rama dhe Vuçiç kërcënojnë me bojkot Samitin e Bashkimit Evropian. Ky refuzim, sipas Pollos, është shumë i dëmshëm për Shqipërinë dhe më gjerë.

“Efekti i parë i dukshëm i BallkanHapu: Rama me me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE ku janë të ftuar nga Charles Michel për një takim Ballkani Perëndimor. Këshilli Europian Refuzimi publik i ftesës akti anti europian e shumë i dëmshëm për Shqiperinë e më gjerë”, shkruan Pollo.

Të fundit