Flash News

Ditari i Opozitës

Mbështet Berishën, Pollo: PS u quajt celulë, më pas Rama u bë kryeministër

Mbështet Berishën, Pollo: PS u quajt celulë, më pas Rama u

Ish deputeti, ish ministri i PD, Genc Pollo, njëherësh themelues i PD e ka cilësuar ‘Foltoren’ e ish kryeministrit Sali Berisha si mënyrë të vetme për të përfunduar status quo-n.

Në një intervistë për Alfred Lela në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, Pollo thotë se kjo levizje është rruga për të rifituar besimin e shoqërisë.

Lela: Keni qenë një njeri që 20 vjet më parë larguan kërkuan Berishës tani për rikthimin e tij?

Pollo: Përkrah foltoren dhe lëvizjen e Berishës sepse e shoh si mënyrë të vetme për të përfunduar status quo-n

Ka dilema për konfigurimin e partisë demokratike. Partia është anëtarët, më pas i shërben shoqërisë. Nëse Berisha kandidon, me gjasë fiton. Nuk ka rrugë tjetër, foltorja të kthehet në Kuvend. Në program, është rruga për të rifituar besimin e shoqërisë.

Lela: Ngjashmëri tjetër mes dy kohëve në raport me Berishën është kursi i ri i përplasjes me amerikanët. Jeni dëshmitar i një izolimi mes viteve ’90. Ky kurs me amerikanët është ende i pranishëm...

Pollo: Të gjithë kujtojnë konfliktet e Berishës me amerikanët, por pak kujt i kujtohet me PS.

Nano shkroi nga burgu që diplomatët amerikanë janë përgjegjës për burgosjen time. 4 vjet më vonë ishte kryeministër me bekimin e amerikanëve. Në 2011, PS u quajt celulë. Më vonë Rama u bë kryeministër, dhe nuk po shkon keq me administratën amerikane.

Shikojini gjerat në dinamikën e tyre. Ajo që më bezdis është fetishizimi dhe paaftësia për të mbrojtur veten edhe kur duhet të reagosh.

Të fundit