Flash News

Ditari i Opozitës

Pollo në Shkup: Ngatërresa “BallkanHapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga maqedonas e serbë

Pollo në Shkup: Ngatërresa “BallkanHapu” lipset të

Ngatërresa “BallkanHapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas e serbë apeloi ish deputeti demokrat Genc Pollo në Shkup në një konferencë të Lëvizjes Paneuropiane.

Pollo ju referua qëndrimit refuzues të Parlamentit Europian para një jave ndaj kësaj nisme të cilësuar nga rezoluta e Strasburgut si jo-europiane, teksa mori pjesë  si kryetar i Paneuropës shqiptare përkrah eurodeputetit austriak Lukas Mandl, homologut maqedonas  Andrej Lepavcov dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Paneuropës Ndërkombëtare Pavo Barišić.

Ai theksoi gjithashtu se është e papranueshme që turma serbësh në Austri e gjetkë të bllokojnë rrugët duke thirrur “vdekje shqiptarëve” vetëm se Serbia u mund nga Zvicra në futboll.

Faji e përgjegjësia është tek regjimi i Vucicit me propagandën shtetërore të bazuar në urrejtjen etnike pasi deshtuan me spastrimin etnik dy dekada më parë.

Pollo kujtoi se Parlamenti Europian kerkoi ndërprerjen e negociatave me Serbinë deri kur Beogradi të adoptoje sanksionet anti Putin të Bashkimit Europian. Ai u shpreh se shpresonte që Komisioni Europian dhe shtetet anëtare të BE të mbanin të njëjtin qendrim ndaj ketij regjimi gati putinian.

Të fundit