Flash News

Ditari i Opozitës

Porositë e Escobar, Meta: Marrëdhënie të hapura me SHBA, koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të dalë fitues

Porositë e Escobar, Meta: Marrëdhënie të hapura me SHBA,

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku foli edhe për takimin e tij me të Dërguarin e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Meta tregoi për gazetarët nëse Escobar i dha “porosi” për zgjedhjet vendore të 14 majit. Kreu i PL-së u shpreh se marrëdhëniet mes partisë dhe SHBA-ve janë të hapura, ndërsa theksoi rëndësinë e parimit të demokracisë, nivelit të korrupsionit dhe vullnetit të lirë.

Në fund Meta shtoi se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të dalë fitues.

“Përmes komunikatës zyrtare i kam bërë të qarta çështjet kryesore dhe qëndrimet e PL-së. Marrëdhëniet tona janë të vazhdueshme dhe të hapura me SHBA-të. Kemi marrëdhënie të vazhdueshme në Tiranë dhe në Uashington. Është e rëndësishme që SHBA-të janë të përkushtuara për parimin e demokracisë në Shqipëri, nivelin e korrupsionit dhe të mbizotërojë demokracia dhe vullneti i lirë.

Jam i bindur se kyebashkiakët e opozitës që vijnë përmes një procesi të jashtëzakonshme, Primaret, do të jenë zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare, si USSAID që ndihmojnë për të realizuar projekte. Parimet që ata do të udhëhiqen janë të transparencës dhe e qeverisëses së mirë. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të dalë fituese”, deklaroi Meta.

Të fundit