Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit/ Arsyet pse është 'megavjedhje', Berisha: Tre rrugët se si do ta kundërshtojmë

Porti i Durrësit/ Arsyet pse është 'megavjedhje',

Sali Berisha ka mbledhur sërish grupin parlamentar demokrat për të ashtëquajturën megaaferë me Portin e Durrësit. Opozita e kundërshton këtë projekt, që sipas tyre, shkatërron Durrësin dhe mbush xhepat e qeverisë dhe njerëzve të saj.

Berisha dënroi sërish nxitimin që po tregon qeveria për këtë projekt. Sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë më parë që një prone publike dhe strategjike si Porti i Durrësit me vlerë 3 miliardë euro, të “plaçkitet”.

Në mbledhjen e grupit, Berisha evidentoi arsyet se përse e kundërshton këtë projekt.

-Kemi të bëjmë në total me shumë miliardë plaçkitje dhe grabitje, kemi të bëjmë me grabitje, vjedhje nga Edi Rama dhe enturazhi i tij më të madhen e këtij vendi të pronës publike.

E tërë historia e Shqipërisë nuk ka regjistruar një plaçkitje të tillë të një prone publike, vlera e të cilës është të paktën 3 miliardë euro. Historia e vendit, as e Europës, nuk ka në analet e veta një qeveritar apo kryeministër që të ketë lejuar vetes me sipërmarrjen e tij, të plaçkisë, të përvetësojë 1 milion metër katror truall i çmimit më të lartë.

-T’i shkatërrosh vendit portin shekullor, do të thotë të gjobisësh vetëm me transport, qindra e miliona, në mos miliarda euro në vite. Vetëm me transport, i cili do bëhet nga Mali i Zi, portet e Greqisë, dhe pjesërisht nga Vlora. Edhe ajo jo, se ajo është pa port.

- Të shkulësh portin shekullor, për të cilin është projekti, investimi dhe çdo gjë, dhe të gjobisësh qytetarët shqiptarë me të paktën 2 miliardë euro që kërkon ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, sipas specialistëve, dhe që duhet të ndërtohet sipas pronarit të Dubai City në Durrës, duhet të ndërtohet në Porto Romano. Kjo është e faktuar, cilido i them të referohet se çfarë pësoi porti i Bejrutit. E njëjta skemë. Një mori pallatesh dhe porti para për jahtet e pasunikëve të Bejrutit.

-Ndërtohet për pasunarët dhe qeveritarët Marina Bay, paguajnë shqiptarët sikur të jenë skllevër rreth 2 miliardë për portin tjetër.

Berisha njoftoi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe se do të kërkojë ngritjen e Komisionit Hetimor në Parlament.

“Duhet të parashikojmë edhe tjetër armë që kemi në dorë, protestat e fuqishme kundër kësaj grabitje të tmerrshme”, tha ai.

Të fundit