Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit, Berisha: Edi Rama kërkon ta kthejë në Dubain e tij dhe lavatriçen e Evropës

Porti i Durrësit, Berisha: Edi Rama kërkon ta kthejë në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë për të shyqrtuar dhe miratuar kandidaturat e primareve që do të mbahen më 4 dhjetor, si dhe për të diskutuar për vazhdimin e aksionit opozitar.

Berisha foli rreth projektit të Portit të Durrësit, për të cilin socialistët shprehen njëzëri se nuk mund të humbin kohë për të larguar investitorin.

Berisha tha nga mbledhja e Kryesisë se me projektin në fjalë Rama kërkon ta kthejë Durrësin në Dubain e tij dhe në lavatriçen për pastrimin e parave. Me projektin e nënshkruar mes palëve, Berisha tha se Durrësi do të kthehet në një qytet të pabanueshëm.

“Ngjarja e fundit që po debatohet sot në Parlament, ësahtë të themi e përmasave që tejkalon çdo lloj imagjinate. Tejkalon çdo lloj kodi ligjor, etik dhe moral. Këta janë vërsulur në mënyrn më të papërmbajtur ndaj pasurive publike të vendit.  Edi Rama pasi ka garantuar të gjtiha kanalet e narkoeurove, tani kërkon të kthejë Durrësit në Dubain e tij, por njëkohësisht dhe në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë. Me 12.600 apartamente në një trual prej 1 milionë m2, Durrësi bëhet qyteti më i pabanueshëm i botës”, deklaroi Berisha.

Të fundit