Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit/ Berisha: Të përfshira grupe të rrezikshme antishqiptare, Alabbar i lidhur me serbët

Porti i Durrësit/ Berisha: Të përfshira grupe të rrezikshme

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për të ashtëquajturën aferë e Portit të Durrësit. Në konferencën e përjavshme për mediat, ai deklaroi se milioneri arab Alabbar ka lidhje të ngushta me biznesmenë serbë Karic.

“Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme, Edi Ramës, vëllezërve Kariç dhe Vuçiçit pas tyre. Vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd.

Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos.

Në këtë kontekst, jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit”, tha Berisha.

Ky i fundit u shpreh se PD nuk do të njohë asnjë vendim për Portin e Durrësit dhe se kryeministri Rama do mbajë përgjegjësi penale.

“PD denoncon me forcën më të madhe këtë projekt të Edi Ramës dhe Alabar. U bën thirrje qytetarëve të Durrësit të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kompania fantazmë Rama-Alabar dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim, por do bëjë përgjegjës penal Edi Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka krijuar vendit me mbylljen de facto të portit kryesor”, shtoi Berisha.

Të fundit