Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit/ Bylykbashi: Do depozitojmë padinë e dytë në Kushtetuese

Porti i Durrësit/ Bylykbashi: Do depozitojmë padinë e dytë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashinjoftoi se do të depozitojnë padinë e dytë në Gjykatën Kushtetuese për Portin e Durrësit.

Bylykbashi tha nga selia blu se do të përgatisin edhe një kallëzim penal për aferën në SPAK.

Bylykbashi: Porti i Durrësit është historikisht aseti më i madh strategjik që ky vend ka pasur.
Është një aset strategjik në të gjitha aspektet e tij, jo vetëm për sa i përket vlerës monetare, por edhe të gjitha aspekteve të tjera, që në shekuj kanë qenë pikë referimi për këto troje si një pikë zhvillimi, si një pikë reference kulture, por mbi të gjitha edhe zhvillimi ekonomik dhe modern të vendit. Porti i Durrësit është simbol i zhvillimit urban, qytetar dhe historik. Është pika kryesore e komunikimit detar në histori, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkanin Perëndimor, si një pikë tranziti mes Perëndimit dhe Lindjes.

Ne sot bëjmë me dije se PD ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese, me firmat e deputetëve të opozitës, për ta sfiduar sërish këtë çështje për shkeljet e rënda kushtetuese që janë bërë. Gjithashtu do bëjmë kallëzim penal në SPAK për këtë aferë. Personat përgjegjës duke filluar nga kryeministri Edi Rama, duhet të mbajnë përgjegjësi për një veprim që qartazi, me një sekuencë po aq kriminale aktesh të miratuara nga qeveria, janë bërë aty për të veshur me një veshje juridike një marrëdhënie personale private korruptive mes Edi Ramës dhe një investitor privat arab.

Të fundit