Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit, Meta: Rama i bën shqiptarët për budallenj.12 mijë vendet e punës janë mashtrim

Porti i Durrësit, Meta: Rama i bën shqiptarët për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur sërish akuza ndaj projektit të privatizimit të Portit të Durrësit.

Sipas tij, Rama përmes këtij projekti po grabit portin më të rëndësishëm të Shqipërisë.

“Grabit portin më të rëndësishëm të vendit. Kërkon grabitësi kryesorë që ta falënderojnë për grabitjen për faktin se do t’i marrë për budallenj durrësakët dhe shqiptarët. Faktet janë shumë të rënda. Ka thënë se e bën gjithë këtë investim. Ka hall për të shtuar 12 mijë vende pune.

Nuk besoj se kanë harruar njerëzit për aeroportin e Kukësit. Ky vetëm i vuri vetëm furçën dhe tha se do hapë 12 mijë vende pune. 2 miliardë eurot që do vinin menjëherë, ky ishte një mashtrim pasi vetëm 3.4% do japin këta.

Aq sa i kanë dhjetëra biznesmenë në vendin tonë. Ndërsa eurot e tjera, janë si ato apartamentet në Tiranë, shit apartamente dhe blen tulla”, deklaroi Meta ndër të tjera.

 

Të fundit