Flash News

Ditari i Opozitës

“Porti i Durrësit në pronësi të arabëve”/ Bylykbashi: Interesi strategjik po përdoret si Kalë Troje

“Porti i Durrësit në pronësi të arabëve”/

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar mbi lajmet se Port ii Durrësit do të kalojë në pronësi të arabëve. Ai thotë se i ashtuquajturi “interes publik” është kthyer në rrezik publik akut.

“Më parë Partneriteti Publik Privat (PPP), tani "Interesi Strategjik" është tanku me të cilin Edi Rama po shkel gjithçka. Interesi strategjik po përdoret si Kalë Troje, që në barkun e “interesit publik” të fshihen 10-15 klientët apo ortakët e qeverisë. Interesi strategjik po zhvesh publiken për interesin privat të një grusht klientësh të Ramës”, thotë deputeti.

Ky i fundit shton se për të grabitur pronat publike po bëhen ligje në Parlament, si ai për investimet strategjike. Bylykbashi iu bën thirrje shqiptarëve që përmes votës të largojnë qeverinë Rama nga pushteti.

Të fundit