Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit, Salianji: Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në pronën e 5 oligarkëve, do nxjerr emrat

Porti i Durrësit, Salianji: Qeveria e ka kthyer Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se qeveria e ka kthyer Shqipërinë në pronën e 5 oligarkëve.

Ai tha se përmes projektit të Portit të Durrësit, qeveritarët do të pastrojnë paratë e krimit.   

“Kjo qeveri e ka bërë rrugë që të vjedhë me rrugët. Miliona lekë dhe euro që po kthehen në një hajdutëri brutale.

Sot jashtë, shikoni se si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për projektin që prek zonën e tyre. Nga Thumana në Kashar, 1.3 mld euro. Shihni Lekaj-Fier, jepni 350 mln euro për një rrugë fushore. Do t’i zhvatni qytetarëve shqiptarë për t’ia dhënë oligarkëve.

Shikoni dhe rrugën e Arbrit, jepni 20 mln euro të tjera për skarpatet. Të gjitha këto nuk janë rastësi që bëhen përpara zgjedhjeve lokale. Nuk është rastësi që i përqendroni në 5 njerëz.

Shihni ja merrni një pasuri publike qytetarëve shqiptarë dhe ja jepni një kompanie për ndërtim. Ja vodhët edhe detin për të pastruar paratë tuaja në këtë projekt. Në projektin tjetër, fitoni me portin dhe padiskutim e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano.

Do jua përmend qindarkë më qindarkë. Këto janë operacione tipike mafioze. I shpërndani këto projekte në 5 duarsh oligarkësh. Në çdo hapësirë, media parlament mendoni se është armik. Mendoni se keni kapur qiellin me dorë. E keni kthyer Shqipërinë në pronën e 5 njerëzve, me emër do i them herës tjetër”, tha Salianji.

 

Të fundit