All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit, Shehi: Pse kjo ngutje? Erdhi natën kontrata me 99 faqe, kjo nuk është punë e pastër

All - Paragraf - 1

Porti i Durrësit, Shehi: Pse kjo ngutje? Erdhi natën kontrata me 99

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë po diskutohet për projektin e Portit të Durrësit, me opozitën që ka vijuar me shqetësimet se mund të fshihet një aferë korruptive.

All - Paragraf - 3

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ai shprehu habinë për miratimin me shpejtësi të një kontrate me rreth 100 faqe brenda dy ditësh.

Sipas Shehit, kjo ngutje tregon se po bëhet një punë jo e pastër, pasi procedura normale do të bëhej në fund të miratimit të buxhetit.

“Ne po firmosim biznesin më të madh shqiptar. Po pse kjo ngutje? Erdhi natën kontrata me 99 faqe. Ka ndonjë që i lexon 99 faqe te celulari i vogël dhe hyn këtu në komision brenda 48 orëve. Jemi luftë apo çfarë? Këtu po bëhet biznes që do të fillojë 10 vjet ju doni ta bëni për dy ditë. Kjo nuk është punë e pastër. Se po të jetë e pastër nuk ka ngutje.

Mes buxhetit vjen fut 100 faqe kontratë. Ne që jemi profesionistë të kësaj pune duhet të them ndalo. Ju thoni kemi mbledh grupin e kryetarëve. Kush janë këta kryetarë që vendoskan kështu. Procedura normale do të ishte prisni të mbarojmë buxhetin. T’i konsultojmë me juristët tanë. Kjo është një punë që nuk e bën komisioni. Nga këtu më fillon dyshimi”, deklaroi ai.

 

Të fundit