Flash News

Ditari i Opozitës

Porti i Durrësit, Teliti: Qeveria akordoi 400 mln euro nga buxheti, një arsye pse nuk do debat

Porti i Durrësit, Teliti: Qeveria akordoi 400 mln euro nga buxheti,

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Dorjan Teliti, në një postim në Facebook shkruan se qeveria Rama deklaroi dikur se Porti i Durrësit nuk do ë merrte asnjë qindarkë nga xhepi i shqiptarëve.

Mirëpo, Teliti thotë se po kjo qeveri ka akorduar plot 400 milionë euro për Portin e Durrësit. Kjo do të thotë se mazhoranca ka një arsye, sipas Telitit, se pse nuk do debat dhe vendos në kundërshtim me rregulloren.

Postimi:

Qeveria vendos, populli paguan.

Disa muaj me pare, ne kohen qe qeveria miratonte projektin e portit te jahteve ne Durres, po vete qeveria shprehej se asnje qindarke e shqiptareve sdo shkonte per ndertimin e portit te ri ne Porto Romano.

Si per befasi (jo te opozites), ne paketen buxhetore qeveria ka perfshire projektin e ri, ate te ndertimit te portit ne Porto Romano, me nje vlere totale prej 400 milione euro, ku vetem ne 2024 parashikohen te paguhen 80 milione euro.

Plot surpriza  paska ky projektbuxhet.

Mos ndoshta kjo eshte nje arsye me shume qe mazhoranca sdo debat dhe vendos ne kundershtim te rregullores qe mbledhjet e komisioneve ti zhvilloje online?

Të fundit