Flash News

Ditari i Opozitës

"Porti i peshkimit iu dha trafikantëve", Berisha: Afera e Portit të Durrësit, më e madhja korruptive në Europë

"Porti i peshkimit iu dha trafikantëve", Berisha: Afera e Portit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi projektin e Portit të Durrësit si “aferën më të madhe korruptive që ka sot Europa në tryezë”, gjatë një tryeze diskutimi të zhvilluar në qytetin bregdetar.

Në fjalën e tij me ekspertë të fushës dhe përfaqësues të departamenteve,  në qytetin e Durrësit, Berisha deklaroi se Porti i Durrësit përbën pasurinë publike më të madhe në vend, me një vlerë që sipas tij shkon deri në 4 miliardë euro, duke e renditur atë përpara çdo aseti tjetër strategjik, përfshirë edhe kaskadën energjetike.

Ai theksoi rëndësinë historike dhe strategjike të portit, duke e cilësuar atë si një nyje kyçe lidhëse të Shqipërisë me Perëndimin dhe një faktor të rëndësishëm në ekonominë dhe transportin e vendit.

Berisha ngriti akuza të forta edhe për mënyrën se si janë menaxhuar projektet në këtë zonë ndër vite. Sipas tij, edhe pse Durrësi kishte të përcaktuar një zonë për ndërtimin e një marine që prej vitit 2013, zhvillimet kanë devijuar nga planet fillestare.

Ai u ndal veçanërisht te porti i peshkimit, duke pretenduar se, ndonëse u ndërtua me financim nga Banka Botërore, ai ka përfunduar në duart e individëve me të kaluar kriminale, të cilët, sipas tij, e kanë përdorur për interesa të tyre.

PJESE NGA FJALA

Faleminderit zoti kryetar, të nderuar të pranishëm, deputetë të qarkut të Durrësit, drejtues të PD, specialistë dhe ekspertë të shquar të fushës së transportit dhe përfaëqësues të interesave të qytetarëve të Durrësit.
Çështja që ne shtrojmë sot është për momentin afera më e madhe korruptive që Europa ka në tryezë.
Kjo aferë shkon të paktën, të marrë së bashku përvetësimin e pasurisë publike, nga të gjitha pasuritë publike që kanë shqiptarët sot, numri një është porti i Durrësit. Pas portit vjen kaskada.
Porti me trojet dhe të gjitha është pasuria publike më e madhe e cila shkon në 3.8- 4 miliardë euro.
Edhe kaskada ka vlerën e vet, por porti e ka më të madhe.
Është një investim mijëravjeçar, por që ka shërbyer si kryeurë e lidhjes së shqiptarëve me Perëndimin dhe ka qenë në pozicionin e tij jashtëzakonisht strategjik dhe një faktor shumë i rëndësishëm në çmimet, në transportin e leverdishëm, etj, etj.
Historia e këtij korrupsioni të përmasave të pakufishme është e tillë. Durrësi në vitin 2013, duhet ta dini ju të gjithë, kishte zonën e përcaktuar për marinën e vet.
Durrësi donte një port marine, nuk diskutohet.
Qytetit i mungonte porti i peshkimit, i mungonte një port marinë.
Porti i peshkimit u ndërtua me paratë e Bankës Botërore, por pavarësisht se u ndërtua, atë e morën dy trafikantë të damkosur ndërkombëtare, një Naim Bej dhe ky Gjergji Luca.
Këta e morën atë se donin detyrimisht të kishin eksesin e tyre në profesionin që ushtronin.
Por marina ishte e përcaktuar me projekt, me tender, me të gjitha midis Currilave dhe hotel Vollgës.

 

Të fundit