Flash News

Ditari i Opozitës

“Poshtë hajdutëria dhe babëzia”, Këlliçi: Rama dhe Veliaj mbajnë peng PS-në me paratë e inceneratorëve

“Poshtë hajdutëria dhe babëzia”, Këlliçi:

Deputeti demokrat Belind Këllici teksa foli nga protesta u shpreh se qeveria në pushtet është banda e cila ka vjedhur Shqipërinë, teksa përgjegjës kryesorë bëri Erion Veliajn dhe kryeministrin Edi Rama.

Këlliçi tha nga protesta se Rama u arratis nga Tirana për të mos parë qindra protestues që janë mbledhur sot në shesh kundër qeverisë në pushtet. Deputeti shtoi se ka ardhur koha që shqiptarët të bëhen bashkë dhe të rrëzojnë qeverinë Rama duke i dhënë hajdutërisë dhe babëzisë.

“Rama ik, Rama ik, Rama ik. Ta dëgjojë Rama deri në Vlorë. Ju vini në Tiranë ky ia mbath nga Tirana. Vetëm për të mos iu parë se i dhembin sytë kur iu sheh në shesh. Vetëm për t’iu pënguar sot kishte urdhëruar mësuesit të qëndrojnë në punë. Iku madje dhe mori edhe kërpudhen me vete. Ky ia mbathi se i tillë është. Miqtë e mi Shqipëria jonë është në rrezik. Shqipëria jonë po asfiksohet po meket. Shqipëria që duam re këtyre ngjitur vrau shqipinë e shqiptarëve. Shqipëria e Edi Ramës e Erion Veliajt, e mund të jetë vërtet e bukur. Vjen aromë parfumi francez, mbahet me rroba të kushtueshme ka rehatinë e makinave qindra ueroshe. Kjo bandë është pronarja e vërtetë të inceneratorëve. Investitorët strategjikë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Rama dhe Veliaj janë gati duke i nxjerrë sytë njëri-tjetrit nga aferat e pista. Nuk ka bord çmimesh por janë këta të dy që kanë blerë PS-në me paratë e ndërtimit dhe po e mbajnë peng me paratë e inceneratorëve. Shqipëria duhet dhe do të shpëtohet. Ndaj sot nga ky shesh i them çdo socialisti të ndershëm: ku e shihni ndershmërinë e Edi Ramës? Ku e shihni ngjashmërinë tuaj si qytetarë të thjeshtë me Edi Ramën? Ku është rindërtimi? Mashtrime që të gjitha. Shqipëria nuk është e varfër e ka vjedhur ky cep më cep. Ndaj kurrë mos thoni më ç’më duhet mua. Të gjitha bashkë ta ndalim këtë qëndresë duke u bashkuar në sheshet e protestës. Poshtë hajdutëria, poshtë babëzia”, deklaroi Këlliçi.

 

Të fundit