Flash News

Ditari i Opozitës

Posterat e PS/ Teliti: Gdhihemi në fytyrën e Ramës në çdo stacion autobusi

Posterat e PS/ Teliti: Gdhihemi në fytyrën e Ramës në

Kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dorian Teliti, është shprehur këtë të hënë se PS po i cilëson këto zgjedhje lokale si zgjedhje politike.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”., ku tha se pavarësisht se Rama tha se fushata do të bëhej pa kosto, posterat me fytyrën e tij janë vendosur në çdo stacion autobuzi.

Ai shtoi se opozita do të vijojë takimet derë më derë me qytetarët, për t’i prezantuar programin elektoral dhe për t’i kërkuar votën në 14 maj.

“Ishte një gjetje, nuk përdoren paratë e fushatës për të mbjellë pemë. Nëse 1.8 miliardë euro nuk mjaftojnë për mbjellje pemësh… Në ato pak raste që ti shikon Erion Veliajn të dalë, e shikon të dalë me 30 badyguard. Edhe ne kur kemi bërë fushatë në 2013 nuk e kishim të thjeshtë të dilnim në fushatë.

Sepse kishim bërë disa punë mirë, por kishim edhe punë të tjera pa bërë mirë. Në strategjinë tonë politike dhe në elektoratin e djathtë që përfaqësojmë, hapjet përkojnë më së miri me aktivitete masive. Ne tashmë jemi në takime të thjeshta me qytetarët. Në momentin që u hap fushata zyrtare, që përkon edhe me një masivitet mbështetjeje që ka PD sot, ne vazhdojmë takimet derë më derë me nejrëzit, për t’i prezantuar me kandidatët tanë.

Fokusi ynë kryesor është ai i qytetarit, janë zgjedhje lokale këto. Në 8 vite qeverisjeje në tiranë, më thoni 3 punë të rëndësishme që keni bërë? Tani vini këtu e merreni me kundërshtarin. Por etika thotë se Doriani do të merret me veten e vetë njëherë pastaj me kundërshtarin. Ju thoni nuk janë zgjedhje politike, por gdhihemi me fytyrën e Ramës në çdo stacion autobuzi.

Ne po bëjmë çmos që ta largojmë Veliajn nga Bashkia. A ka mundësi ta nxirrni Veliajn në një foto, ai në rrugë nuk del, në biznese nuk shkon, etj. Këto janë mesazhe që ka dhënë Rama sot. Rama ka thënë kryeministër jam unë, jo ti. Fushata është lokale, por ju fshiheni pas petkut politik qendror”, u shpreh Teliti.

Të fundit