Flash News

Ditari i Opozitës

Postriba pa ujë për vaditje, Spahia i drejtohet Benet Becit: Mashtrimi është ves, jo punë

Postriba pa ujë për vaditje, Spahia i drejtohet Benet Becit: Mashtrimi

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka denoncuar rastin e banorëve të Postribës të cilët nuk kanë ujë për vaditje.

Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se kryebashkiaku Benet Beci pas denoncimit publik tentoi të deformojë problemin, i cili edhe sot mbetet i pazgjidhur.

“MASHTRIMI ËSHTË VES I KEQ NUK ËSHTË PUNË.

Mbas denoncimit te banorëve të Postribës per situatën skandaloze të kanaleve vaditëse në këtë njësi administrative, Bashkia Shkodër dhe drejtuesi i saj në vend që të merren me zgjidhjen e këtij problemi jetik për banorët zgjedh të mohojë ekzistencën e këtij realiteti dhe të mashtrojë ashtu siç e ka model e tipar dallues tashmë duke e konsideruar situatën e kanaleve vaditëse në Postribë si optimale dhe duke e shoqëruar madje me pamje nga kanali i Shtodrit i cili furnizon fshatrat e njësisë administrative Rrethina dhe jo Postribën.

Mbas kronikës televizive ku përfaqësuesit e bashkisë me urdhër të Becit dalin e mashtrojnë opinionin publik, banorët e fshatrave të Postribës vazhdojnë të denoncojnë pafund realitetin dhe abandonimin e plotë nga institucionet.

Ju ftoj të shikoni atë që Bashkia dhe Beci e konsiderojnë gjendje "optimale" dhe kanalet vaditëse "plot" me ujë në fshatrat e Postribës”, shkruan Spahia.

Të fundit