Flash News

Ditari i Opozitës

Prag zgjedhjesh, Meta: Edhe dy javë që qytetarët e Maliqit të ndahen nga monizmi, korrupsioni dhe arroganca

Prag zgjedhjesh, Meta: Edhe dy javë që qytetarët e Maliqit

Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet lokale të 14 majit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i Partisë së Lirisë ka shkruar se edhe dy javë dhe populli i Maliqit ndahet me monizmin, korrupsionin, arrogancën dhe “trenin elektrik” të atij që në 25 vite nuk zgjidhi as problemin e kanalizimeve’.

Ndërkohë Meta shtoi se fitorja e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Maliqit, Alfred Gega do të jetë bindëse.

POSTIMI I PLOTË:

Edhe 2 javë dhe populli i Maliqit ndahet me monizmin, korrupsionin, arrogancën dhe “trenin elektrik” të atij që në 25 vite nuk zgjidhi as problemin e kanalizimeve.

Me Dr. Alfred Gegën si Kryebashkiak, Maliqi hyn në rrugën e bashkëjetesës qytetare dhe të llogaridhënies.

Fitorja e Dr. Fredit do të jetë shumë bindëse sepse personaliteti dhe përkushtimi i tij është i provuar për tre dekada nga të gjithë ata, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe humanizëm.

Fitorja e koalicionit tonë në Bashkinë e Korçës dhe në të gjithë Qarkun, do ta ketë fitoren e Bashkisë Maliq si “qershia mbi tortë”.

Të fundit