Flash News

Ditari i Opozitës

Prapaskenat e djegies së mandateve, Meta: Deputetët u zëvendësuan brenda ditës, operacion i organizuar edhe jashtë vendit

Prapaskenat e djegies së mandateve, Meta: Deputetët u

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për prapaskenat e djegies së mandateve nga opozita në vitin 2019, kohë kur ai ishte president i republikës.

Duke folur në një intervistë në emisionin “Spotlight”, Meta tha se lënia e mandateve ishte një operacion i organizuar brenda dhe jashtë vendit dhe se deputetët u zëvendësuan brenda ditës.

“Lënia e mandateve një operacion i organizuar brenda dhe jashtë vendit. U zëvendësuan të gjithë mandatet e deputetëve brenda një dite për të bërë gjithçka fakt të kryer. Dhe sot ne e kuptojmë se cfarë pasojash kishim.

Ky ka qenë një operacion mafioz, pasi janë zëvendësuar të gjithë kandidatët në mënyrë anti-kushtetuese. Kjo është një katastrofë e madhe për demokracinë”, tha Meta.


 

Të fundit